Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, është bërë shënjestër e një atentati me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 te Mbikalimi i Shkozetit në Durrës.
Makina tip “Benz” e prokurorit është qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Ndoj dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të në mjet. Sikundër dhe shihet në foto, mjeti i tyre ka përfunduar jashtë rruge.
Prokurori dhe dy të plagosurit e tjerë janë transportuar drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Prokurori Arjan Ndoj u vu në qendër të opinionit publik kohët e fundit nga kryeministri Rama, i cili e akuzonte për lidhje me bandat kriminale