ASNJË MASË TEK RRUGA E ARBRIT NË PLAN TË BARDHË

ASNJË MASË TEK RRUGA E ARBRIT NË PLAN TË BARDHË

Asnjë masë nuk është marrë deri tani tek pjesa e dëmtuar e rrugës së Arbrit në fshatin Plan i Bardhë, të Bashkisë Klos. Shembja e tokës ka vijuar edhe gjatë ditëve me mot të thatë, edhe pse nuk ka patur shumë reshje shirash. Ndërkohë, dëmtimi i kësaj rruge ka ndodhur pas shirave të vazhdueshëm që ranë në muajin e fundit të vitit të kaluar dhe muajve të parë të këtij viti. Banorët e fshatit Plan i Bardhë kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyje nga ana e firmës që ka në ndërtim rrugën e Arbrit, vepër të cilën ende nuk e ka dorëzuar. Jashtë kameras, banorët thanë se kompania nuk është parë më në këtë zonë për ta riparuar këtë dëmtim që kur e konstatuan në fillimet e saj. Ata kërkojnë që ndërhyrja të bëhet pa nisur shirat e vjeshtës, pasi në të kundërt dëmi do të jetë i madh dhe kostoja shumë më e lartë sa duhet tani për ta riparuar. Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në fillim të këtij viti, rruga ka pësuar një çarje të konsiderushme në anën e poshtme të saj, gjë e cila vë në rrezik dëmtimin e asfaltit.