Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjedhore. Deputeti socialist Alket Hyseni lexoi nominalisht, (hapur), votimin. 116 deputetë morën pjesë në votim, pasi 6 prej tyre kanë munguar. 3 prej deputetëve që nuk ishin në sallë janë të prekur me COVID1-9. Të gjithë deputetët që ishin në Kuvend morën pjesë  në votim.