Pas Bashkimit Evropian edhe Britania e Madhe e konsideron Shqipërinë një vend jo të sigurt në lidhje me situatën e koronavirusit.
Ministria e Jashtme britanike ka nxjerrë sot një listë me 59 vende, nga të cilët karantina nuk do të jetë më e nevojshme. Në listë gjenden vende më parë shumë të prekura si Italia, Spanja, Franca dhe Turqia, ndërkohë që mungojnë vende si Shtetet e Bashkuara, India, Rusia dhe Brazili.
Për sa i përket Ballkanin Perëndimor, Serbia është në listë, ndërkohë që Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mungojnë, ashtu si jo pak me surprizë edhe Mali i Zi, gjendja e të cilit deri pak ditë më parë dukej e qetë. Kjo rregullore hyn në fuqi me datë 10 korrik.