Është përmbyllur projekti për rehabilitimin e rrugës nga ish agjensia deri tek ish dega ushtarake në lagjen “Drita” të qytetit të Burrelit. Këto ditë është punuar për fazën e dytë të investimit, ku u bë i mundur hedhja e shtresave të nevojshme si dhe asfaltimi i gjithë segmentit të parashikuar në projekt.
Investimi në fjalë ka përfshirë edhe rehabilimitimin e plotë të kanaleve të ujërave të bardha që vijnë përgjatë unazës së sipërme të qytetit, ndërtimin e dy trotuarave anash rrugës dhe sistemin e ndriçimit.
Rehabilitimi i këtij aksi jo vetëm që do të përmirësojë lëvizjen e banorëve të zonës, por edhe do të pengojë përmbytjen e banorëve nga vërshimi i ujërave të bardha.
Investimi për rehabilitimin e plotë të këtij aksi është bërë me buxhetin e bashkisë Mat, nga ardhurat e saj. I gjithë investimi në fjalë pritet të mbyllet tashmë me vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe asaj vertikale.