Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion mbi gjendjen e akseve rrugore kryesore në vendin tonë, pas stuhisë me rreshje bore.
Situata paraqitet më e vështirë në veri dhe veri-lindje të vendit, ndërsa rrugët janë të kalueshme me zinxhirë.
Rugët janë të kalueshme me zinxhirë në Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
Ndërsa vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana, për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi.
Informacioni i plotë:
?Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit ?
?RAJONI VERIOR
Qarkullohet me zinxhirë:
Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
?RAJONIO QENDROR
Qarkullohet me zinxhirë:
Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
?RAJONI JUGOR
Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.
❄️Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore