Pas shumë muajsh negociata, arrihet marrëveshja për krijimin e qeverisë së re në Kosovë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Nesër do të votohet në Kuvendin e Kosovës qeveria e re, ndërsa kryetarin e parlamentit do ta marrë LDK-ja

Sot dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim” deklaroi Kurti.

Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërish në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre” tha Mustafa.