Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohet për shitje të armëve të zjarrit, municione dhe drogë. Ai u arrestua në një aksion të organizuar nga Agjensia Kombëtare e Krimit (NCA).
Bëhet me dije se shqiptari është Alsi Vata banues në Deptford, me origjinë nga qyteti i Kukësit. 24-vjeçari shqiptar, akuzohet për shitje të armëve luftarake e municioneve dhe shitje kokaine dhe drogave të tjera të klasifikuara të klasit B. Operacioni Venetic i shtrirë në të gjithë Anglinë, ka mundur të arrestojë deri më tani 746 persona, sekuestrojë 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë.
Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet teksa Vata nxirret gna banesa me pranga në duar, pas krahëve të tij është ministria Patel.