Arrestohet kreu i një grupi kriminal në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje. Një operacion i koduar ‘Versaçe’ ka vënë në jetë planin për arrestimin e një personi me rrezikshëmri të lartë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.S 37-vjeç i cili është arrestuar në Mamurras bashkë më një shokun e tij me iniciale XH.M 35-vjeç. Gjatë kontrrollit në makinën 37-vjecarit nga Tirana policia ka gjetur 3 armë zjarri, 2 pistoleta GLOCK si dhe një pistoletë TT. I akuzuar si kreu i një grupi kriminal, 37-vjeçari rezulton i dënuar edhe për veprat penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërkohë që në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit shtetasit në fjalë i kanë mbetur edhe 2 vite e gjysmë burg për të shlyer për akuzat e mësipërme. Dy personave të arrestuar u janë bllokua edhe një sasi parash si dhe dy automjete. Në operacion u angazhuan një sërë forcash policore, që nga policia e Kurbinit, deri tek Forca Operacionale e Tiranës. Po ashtu, policia thekson se po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit A.S si dhe për grupin kriminal që ai drejton.