Është arrestuar në Durrës shtetas Ermir Dervishi, 49 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një dënimi me burgim të përjetshëm për vrasje nga drejtësia italiane.
Dervishi, i njohur ndryshe dhe si miku i bandës së Lulzim Berishës, pritet të ekstradohet drejt Italisë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.