Arrestohet drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksident në Bulqizë

Share

Policia e Bulqizës ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje Rushit Rusin nga fshati Çerenec në rrugën e Arbrit në Bulqizë. Shtetasi me inicialet N.D u largua nga vendi i ngjarjes pasi përplasi 70 vjeçarin.

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e 69-vjeçarit, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i mjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 20.00, në vendin e quajtur Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbërit që është akoma kantier ndërtimi) shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka goditur shtetasin R. R., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë pas ndjekjes dhe kontrollit të zonës, kanë gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, drejtuesin e automjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Read more

Local News