Frank Lucas, baroni famëkeq i drogës në Harlem, jeta e të cilit frymëzoi filmin e vitit 2007, American Gangster, ka ndërruar jetë.
I lindur në Karolinën e Veriut në vitin 1930, ai u shpërngul në Nju Jork ku u bë një nga trafikantët më të mëdhenj të heroinës gjatë viteve 1960 dhe 1970.
Në vitin 1976 ai u dënua me burg, por më vonë u kthye në të penduar duke i dhënë prova policisë, e si rrjedhojë u lirua pas 5 vitesh nga burgu.
Një anëtar i familjes tha për mediat amerikane se 88 vjeccari vdiq të enjten nga shkaqe natyrale, në shtëpinë e tij në Neë Jersey.
Lucas, i cili importonte heroinë direkt nga Azia Juglindore, ishte i njohur për stilin e jetës së tij mes luksit.
Por në vitin 1975 të gjitha pasuritë e tij u konfiskuan nga autoritetet amerikane. Në një banesë në Neë Jersey, thuhet se autoritetet gjetën më shumë se 584 mijë dollarë para të gatshme, për në ato vite një shumë marramëndëse.
Pas bashkëpunimit me policinë, duke i ndihmuar këta të fundit të arrestonin të tjerë trafikant, Lucas reduktojë ndjeshëm kohën e dënimit dhe u kthye në një person i lirë, por një liri që nuk zgjati shumë pasi në vitet 1980 ai u kthye sërish në burg për një tjetër akuzë drogë dhe u liriu nga burgu në moshën 58 vjeçare.