Kryetari i ri i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, veç inspektimeve të punëve që po bëhen në të gjithë territorin e bashkisë nuk ka lënë pa vëmendje as qytetin e Bulqizës. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Alla ka kërkuar rregull në parkimin e mjeteve në rrugët e qytetit.
Për të ndryshuar më shumë nga ish kryebashkiaku i mëparshëm, Lefter Alla ka pajisur policinë bashkiake me bllokues të gomave për mjetet që parkojnë gabim.
Në aksionin e parë, kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, ka kërkuar vetëm vendosje gjobe për mjetet që janë konstatuar të parkuara ndërsa ka paralajmëruar bllokim të tyre në ditët në vijim.
Një aksion të tillë të policisë bashkiake jemi mësuar ta shohim vetëm në kryeqytet, por siduket kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka menduar ta implementojë edhe në qytetin e minatorëve duke iu treguar kështu forcën të “fortëve” apo të papërgjegjshmëve që shkelin ligjin.