Që nga lidhja e kontratës me 12 Korrik të vitit të kaluar, asnjë punim për të përmirësuar gjendjen e rrugas nacionale Klos – Burrel – Skuraj nuk është bërë nga firma fituese që në rastin konkret është “Alko Impex”. Ndërkohë nga fondi prej afro 12.2 milion euro ka përfituar vetëm segmenti nga ura e fshatit Fshat deri në qytetin e Peshkopisë. Për këtë segment firma ka kryer disa herë punime duke riparuar pjesët e deformuara dhe duke i shtruar me asfalt.

Video link

Situata është ndryshe për pjesën tjetër të kësaj rruge, nga Klosi në Burrel e deri në Skuraj. Në 54 kilometra nuk është bërë asnjë përmirësim i gjendjes, duke e lënë ashtu siç e ka gjetur më shumë se 7 muaj më parë. Fakti duket që në pjesën afër qytetit të Burrelit. Jo vetëm që ky deformim i rrugës nuk është riparuar, por po lejohet të degradojë akoma më shumë, duke mos i mbushur edhe pjesët anësore të karrexhatës, të cilat poi  gërryejnë ujërat e shiut. Drejtuesit e mjeteve shprehen se duhet ndërhyrë të paktën në pikat kyçe të cilat janë kthyer edhe në burim aksidentesh.

Mungesën më të madhe të investime po e vuan segmenti nga Burreli deri në Skuraj.

Dritan Kurti