Njoftim i AlbChrome

Sot, me 24/03/2021, rreth ores 09:00, ka ndodhur nje aksident ne minieren e AlbChrome ne Bulqize. Fadroma qe po manovronte brenda ne miniere ka demtuar strukturen armatike kuadratike me profile metalike, ne zonen e Qafe Buallit. Si pasoje e kesaj pakujdesie eshte lenduar fadromisti E.B. Menjehere, fadromisti i lenduar eshte shoqeruar per ne spitalin e Tiranes, pasi i eshte dhene ndihma e pare nga ekipi avaro-shpetues dhe mjekesor ne miniere. E gjithe vemendja e stafit te minieres se Albchrome ne keto momente eshte teresisht e perqendruar te shendeti i kolegut tone.