[wordads]

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë nga IKMT në zonën e Astirit, duke thënë se më në fund tashmë përfundon bllokimi 2-vjeçar i Unazës.

Teksa ka shpërndarë lajmin e Top Channel, Veliaj shprehet se nuk do të tolerohet askush që ka ngritur banesat mbi kulturën e zaptimit të pronës.

Postimi i Veliajt:

Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes! Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate! FOTOT/ Prishen ndërtimet e kompensuara te Astiri, përfundon bllokimi 2 vjeçar i Unazës

Lidhur me aksionin në Astir ka reaguar dhe IKMT, e cila thotë se shumica e objekteve që do të shemben janë të shpronësuara.

Njoftimi i IKMT-së:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit