Nga një aksion i Inspektoriatit Shtetërorë të Pyjeve dhe Mjedisit Dibër të mbeshtetur nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave prane Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë sekuestruar dhjetra metërkub lëndë drusore dhe mjetet e transportit të tyre.
Në Bulqizë u sekuestruan rreth 30 m3 lëndë drusore dhe mjetet me të cilat po transportoheshin. Mësohet se mjetet vinin nga mali i Tërnovës.
Po ashtu, 25 m3 lëndë drusore kondrabandë janë sekuestruar edhe në Mat. një mjet i cili po transportonte lëndë drusore trup, është kapur nga grupet e kontrollit në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të policisë të Matit.
Mësohet se për sekuestrimet në Bulqizë dhe në Matit 4 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për prerje të paligjshme të pyjeve.
Ndërkohë drejtues të inspektoriatit të pyjeve për Qarkun Dibër thanë se aksioni do të vijojë deri ne eleminimin e të gjitha prerjeve të paligjeshme në pyje dhe venien përpara përgjegjësisë të çdo kundravajtësi.
Po ashtu inspektoriati iu bën thirrje bashkive të Qarkut Dibër që të bashkëpunojnë me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave pasi pushteti vendorë është përgjegjësi kryesorë për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave.
Kreu AKTUALITET Aksion për paligjshmërinë në pyje, sekuestrohen lëndë drusore e makinat e transportit