Njoftimi i policisë

Vlorë

Policia ka bërë arrestimin e 3 personave dhe 1 tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë, në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.

Policia ka ndaluar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Pasi më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B dhe kjo e fundit tentoi ti fusë në I.E.V.P e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje). Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45 vjeçaren L.B për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin italian C.G., 31 vjeç, banues në Napoli, Itali.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur duke udhëtuar me një automjet i cili dyshohet të jetë trafikuar nga jashtë shtetit.
Nga verifikimet e kryera në lidhje me automjetin tip “Dacia Duster” ka rezultuar se është i vjedhur në shtetin italian. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuat masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të gjahut”.