Shoferi i autobuzit dhe shoferi i furgonit te perfshire ne aksidentin e se shtunes ne mbremje ku humbi jeten 25 vjecari Ramazan Bata kanë dalë sot para Gjykatës Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë.
Gjyktata vendosi detyrim paraqitje për Petrit Topallin shoferin e autobuzit dhe 20 dite burg per Ferdinant Torozin shoferin e furgonit tip Dukato qe dyshohet se mori zvarre per 4 km trupin e pajete te Ramazan Bates, i cili ishte shperndares picash.
Torozi do qendroje ne burg deri sa tre zbardhet akti i ekspertimit per aksidentin e 26 tetorit, qe mbuluar me dritehije te shumta.
Aksidenti ka ndodhur ne autostraden Tirane Durres prane mbikalimit Shkozetit, ndersa trupi i pajete ie Bates eshte gjetur ne hyrje te portit.
Ky eshte momenti kur trupi i pajete del nga poshte furgonit tek hyrja e portit Durresit
Efekte
Shoferi i furgonit ndaj të cilit u mor masa burg me afat 20 ditë, ka deklaruar se në automjet ka qenë me një tjetër person dhe nuk kanë kuptuar nëse poshtë makinës ka qenë trupi i Ramazan Batës.
Nderkohe shoferi i autobuzit eshte shprehur se ka perplasur vetem motorrin dhe kur ka dale ne rruge nuk ka pare trupin e asnje personi.
Në rrethana të tilla ngrihet një pistë tjetër, sipas së cilës Ramazan Bata është përplasur nga një tjetër automjet dhe më pas është lënë në rrugë.