Policia e Dibrës ka dalë në konkluzionin se faji i aksidentit të një dite më parë ku u plagos një 31 vjeçar me detyrë fadromist në galeritë e minierës Albchrome në Bulqizë, e kanë tekniku dhe brigadier. Në një njoftim për mediat, policia thotë se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: A. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik sektori dhe F. K., 48 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën E. B, 31 vjeç, me detyrë fadromist. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se një ditë më parë komania Albchrome, pa dhënë versionin e tij grupi hetimor, fajësojë 31 vjeçarin që punëonte me fadromë në nivelin 8 të minierës, në afërsi të Qafës së Buallit.