Ballina AKTUALITET Aksident tek mbikalimi i “Gërdecit”, humb jeten i riu

Aksident tek mbikalimi i “Gërdecit”, humb jeten i riu

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në vendin e quajtur mbikalimi i “Gerdecit”. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se ka ndërruar jetë një 29-vjeçar, i cili po udhëtonte me mjetin e tij dhe ka humbur kontrollin.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se i riu u dërgua në spital, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar.

“Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bëjnë me dije forcat e rendit.

Exit mobile version