Një aksident me pasoja vetëm dëme materiale u shënua pasditën e sotme në Shkopet. Një mjet i topazhit të rëndë u përplas me një mjet tip fuoristradë.
Mjeti i cili lëvizte në drejtim të Burrelit dyshohet se i ka rënë kamionit që lëvizte në drejtim të Tiranës në gomën e pasme. Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident janë bërë gurët e rënë në rrugë, kur drejtuesi i automjetit tip fuoristradë ju është shmangur, por ka goditur kamoionin.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, monitoroi trafikun i cili u krijua si pasojë e këtij aksidenti.
Rënia e gruëve në Shkopet ka qenë vazhdimisht burim aksidentesh pasi drejtuesit e mjeteve tentojnë tju shmangen, e për pasojë përplasen me mjetet e tjera. Mungesa e rrjetave në shpatin e malit në këtë zonë, bën që sa herë ka reshje shirash, gurët të biejnë në asfalt.