Katër minator të cilët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të enjteje.

Gazetari Enver Doçi bën me dije për Mattv.al se mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qafë Buall – Krastë. Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.