Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në minierën e Bulqizës.

S.D., rreth 52 vjeç ka humbur jetën pasi u aksidentua në vendin e punës, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia.

Njoftimi:

Bulqizë/informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç, (minator).

Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al