Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Burrel – Rrëshen.

Një automjet tip pasat u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Pujkë”.

Të dy automjtetet po lëvizin në drejtim të Burrelit kur mjeti veturë goditi nga pas kamionin.

Si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar të 5 personat që ndodheshin në autoveturë.

Ata janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë janë transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje më të rëndë.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.