Një aksident i rëndë është shënuar në galeritë e kromit në Martanesh të Bulqizës.
Burime bëjnë me dije se është plagosur rëndë një minator teksa ka qenë në frontin e punës. Paraprakisht dyshohet se minatorit i ka rënë një sasi gurësh. 56 vjeçari Maksim Beça është është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij e më pas është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë.
Për shkak të plagëve të marra bluzat e bardha të spitalit të Bulqizës kanë kërkuar që minatori 56 vjeçarë të transportohet me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.
Kujtojmë se vetëm një javë më parë në një nga galeritë e kromit t5ë minierës së Bulqizës humbi jetën një minator 52 vjeçar. Ashtu si në rastin e kësaj të marteje edhe 52 vjeçari u godit nga një masiv gurës ku fatkeqësisht rezultoi fatale për të pasi humbi jetën në vend.