Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Pishat”, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete.

Një furgon pasagjerësh dhe një makinë tip fuoristradë janë përplasur me njëra-tjetrën, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë, por nuk përjashtohet edhe humbja e kontrollit e njërit prej drejtuesve të automjeteve.