Probleme nga dëbora në rrugën nacionale Klos – Bulqizë
Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Klos – Bulqizë. Ndonëse sasia e borës e rënë një ditë më parë në këtë aks nuk ishte shumë e madhe, prania e ngricave gjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme ka krijuar probleme.
Në afërsi të vendit të quajtur “Qaf Dushk” katër automjete u përplasën me njëra-tjetrën për shkak të ngricës në asfalt. Për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Ky segment i aksit nacional ka qenë vazhdimisht problematik për shkak të ngricave në të. Firma mirëmbajtëse nuk ka hedhur kripë, duke bërë që ajo pak borë e rënë të kthehet në akull.