Aksident i rëndë në tunelin e Elbasanit
Nje aksident i rëndë me pasojë humbjen e një jete njerëzore u shënua mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Tiranë – Elbasan. Sipas policisë një mjet me targa të huaja është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit të Elbasanit.

Për shkak të përplasjes së fortë, mjeti veturë ka shpërthyer në flakë e për pasojë drejtuesi i tij është djegur brenda.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
Vijon….