Statusi i Agron Malaj në facebook

FALEMINDERIT NGA ZEMRA 🙏

Faleminderit popullit të mrekullueshëm të Matit që më besuat për herë të dytë drejtimin e Bashkisë.

Nuk mund ta mohoj se vota juaj është vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, por akoma më shumë është përgjegjësi shumë e madhe për ta justifikuar besimin tuaj. Ndaj, me lejoni t’ju premtoj që do të bëj maksimumin tim për ta justifikuar këtë besim.

Ju garantoj se do të punoj me përkushtim dhe me më shumë energji për të cuar përpara punët që keni nisur, punët që kemi planifikuar, aq të nevojshme për komunitetin tonë, për ta zhvilluar dhe përmirësuar jeten tonë.

Dua gjithashtu të falenderoj të gjithë demokratët që zgjodhën të votojnë për vendin e tyre, për zhvillimin, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Sot fitoi puna dhe populli përpara bandave dhe non-gratëve.

Mirënjohje për gjithsecilin që më mbështeti dhe për ata që nuk më mbështetën dhe ju siguroj se do të jem në shërbim të të gjithëve pa dallim dhe do të përpiqem që me gjithsecilin prej jush të punoj për të ndërtuar më të mirën për bashkinë tonë.

Mirënjohje për Partia Socialiste e Shqipërisë Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i ka dhënë Matit, për zëvëndëskryeministren e palodhur Belinda Balluku që udhëhoqi këtë fushatë drejt fitores.

Një falenderim edhe për bashkëpunëtorët e mi që kanë dhënë maksimumin në cdo detyrë dhe cdo angazhim.
Falenderimi i fundit shkon për familjen time që ka ndarë me mua ngarkesën, problemet dhe streset e shumëta. Ju jam mirënjohës të gjithëve.

Matjanë të dashur, punë të mira na presin. Të bashkojmë forcat dhe ta cojmë përpara qytetin tonë.

Mirënjohje pafund!

Mat❤️

+4200