TIRANË– Partia Demokratike ka nisur sot zyrtairsht fushatën elektrorale, duke nisur garën për përzgjedhjen e emrave si kandidatë për deputetë dhe për kryetar bashkie. Sipas dokumentit të miratuar sot në mbledhjen e Kryesisë së PD, bëhet me dije se krerët lokalë mund të garojnë dhe për deputetë.

Nëse një kryetar lokal i PD-së kërkon që të kandidojë për deputet, atëherë ai duhet të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm brenda 5 ditësh nga dita e sotme dhe duhet të dorëhiqet për të nisur garën mes anëtarëve të degës së tij.

Kryetari apo Sekretari i Degës që dëshiron të jetë në rrethin e personave që mund të propozohen apo vetëidentifikohen si kandidatë të mundshëm, duhet të njoftojnë Sekretarin e Përgjithshëm me shkrim, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij urdhëzimi, se japin dorëheqjen nga funksioni partiak dhe përfshihen në procesin e propozimit, seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave.

Në rast dorëheqje për efekt të zbatimit të kësaj pike, Kryesia e Partisë, brenda 5 ditëve komandon një Kryetar apo/dhe Sekretar Dege, për drejtimin e Degës deri në zhvillimin e Kuvendit tëri të Degës sipas Statutit të PDSH”, shkruhet në njoftim.

Burimi Dosja.al