Presidenti Ilir Meta pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Integrimit, ka përgëzuar marrëveshjen e arritur mes palëve ndonëse theksoi se kjo nuk do të zgjidhë gjithçka. Por, kreu i shtetit pyetjes nëse e ka falur kryeministrin Edi Rama dhe nëse nuk i qëndron ende akuzave për “grusht shteti”, i është shmangur me ironi.
“Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të parë detyrat e mëdha që na presin ti përmbushim. Metodologjia e re e zgjerimit, siç ofron avantazhe për të gjithë vendet, njëkohësisht mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe të arritjeve dhe në këtë drejtim unë dua ntë vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për Zgjedhoren.
Jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap për të vazhduar deri tek elementet e tjera për të garantuar zgjedhje të lira siç e meritojnë qytetarët por njëkohësiosht siç e kërkojnë dhe kushtet e BE që janë shumë të qatra.
Cilësia është shumë e rëndësihme, po të ishte për mua mund të bëheshin neser. Por kemi punë për të bërë në këtë procesd që po monitorohet nga vendet anëtare”, tha Meta.
Pyetja e gazetares: E keni falur që e akuzonit për një grusht shteti?
Meqë pyetja fjalim mbaroi si ajo e flamurit (qesh)
Sot kishim si teme integrimin Europian, Ju e dini se për këtë çështje jam dhe mbetemgjithmonë i disponueshëm për çdo angazhim,. Për të bërë çdo gjë që shqipëria të mos humbasë kohën drejt Be. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe qytetarët kanë humbur besimin te serioziteti për te ecur para… Duhet të rikthejmë shpresën te qytetarët, në mënyurë që vendi të fitojë energji të re… Prej 3 vitesh nuk jam më kryetar i kuvendit”, tha Meta.