Ndeshja e djeshme mes Besëlidhjes dhe Burrelit ka shkaktuar jo pak polemika. Sihte penalltiae paqenë e minutës së 86 e cila reagim nga ana e matjanëve. Arbitri Mario Shabanaj fare pranë aksionit dha një penallti e cila penalizon jo pak në rënditje Burrelin. Për gjykimin e djeshëm ka reaguar edhe kryetari i PS Mat, Hasan Pasha.
Nëpërmjet një statusi në facebook Pasha e ka cilësuar penalltinë inekzistente.
Statusi në facebook i Hasan Pashës
Prej 50 vitesh kuptoj nga loja e futbollit, por sot jem ndjerë i turpëruar nga gjykimi i përballjes Besëlidhja-Burreli. Në se në pjesën e parë xhaketat e zeza e përballuan presionin, fyrjet dhe “dhunën” e vendasve, në pjesën e dytë gjykimi ishte më shumë se skandaloz. Një penallti inekzistente për Besëlidhjen dhe në 10 minutat e fundit “luhej” me dy topa. Sa herë topin e zotëronin matjanët policë, roja, punëtorë të stadiumit, lojtarë e trajnerë hidhnin një top tjetër në fushën e blertë. Në se zyrtarët e FSHF-së kanë një fije respekt për profesionin dhe për këtë lojë të bukur duhet ta thonë të vërtetën, ndryshe duhet të kenë marre të jenë vëzhgues apo delagatë në “Liri Ballabani”.