Ballina SPORT Gjykimi skandaloz në ndeshjen e djeshme. Reagon kreu i Ps Mat, Pasha:...

Gjykimi skandaloz në ndeshjen e djeshme. Reagon kreu i Ps Mat, Pasha: Penallti inekzistente, luajtën me dy topa

0

Ndeshja e djeshme mes Besëlidhjes dhe Burrelit ka shkaktuar jo pak polemika. Sihte penalltiae paqenë e minutës së 86 e cila reagim nga ana e matjanëve. Arbitri Mario Shabanaj fare pranë aksionit dha një penallti e cila penalizon jo pak në rënditje Burrelin. Për gjykimin e djeshëm ka reaguar edhe kryetari i PS Mat, Hasan Pasha.

Nëpërmjet një statusi në facebook Pasha e ka cilësuar penalltinë inekzistente.

Statusi në facebook i Hasan Pashës

Prej 50 vitesh kuptoj nga loja e futbollit, por sot jem ndjerë i turpëruar nga gjykimi i përballjes Besëlidhja-Burreli. Në se në pjesën e parë xhaketat e zeza e përballuan presionin, fyrjet dhe “dhunën” e vendasve, në pjesën e dytë gjykimi ishte më shumë se skandaloz. Një penallti inekzistente për Besëlidhjen dhe në 10 minutat e fundit “luhej” me dy topa. Sa herë topin e zotëronin matjanët policë, roja, punëtorë të stadiumit, lojtarë e trajnerë hidhnin një top tjetër në fushën e blertë. Në se zyrtarët e FSHF-së kanë një fije respekt për profesionin dhe për këtë lojë të bukur duhet ta thonë të vërtetën, ndryshe duhet të kenë marre të jenë vëzhgues apo delagatë në “Liri Ballabani”.

Exit mobile version