Nën moton “Po të dëgjoj” , kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Elbasanit, aty ku ka bashkëbiseduar me punëtorët e ndërtimit në lidhje me problematikat e tyre. Ata bëjnë me dije se pensionet janë të ulëta ndërsa taksat e vendosura nga qeveria Rama janë të larta.
Sipas Bashës ekonomia, punësimi, braktisja e vendit janë plagët që dhembin më shumë edhe këtu. Më tej kreu i opozitën bën me dije se hallet e përditshme të këtyre njerëzve ende nuk e kanë zbehur shpresën se së bashku do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.