Strukturat e D.V.P.Dibër procedojnë penalisht 14 shtetas, konkretisht 3 të arrestuar dhe 9 të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 2 shtetas të kapur nga kërkimi për vepra të ndryshme penale.
Janë kapur 2 persona në kërkim për veprat penale “Goditje përshkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje”.
Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas për zjarrvënie në pyje dhe kullota.
Është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas për ndërtim pa leje.
Gjstë javës që kaloi Drejtori i D.V.P, Dibër Drejtues E. Tarkaj, prezantoi para punonjësve të policisë dy shefat e rinj që do të marrin nën drejtim Komisariatin e Policisë Dibër dhe Mat.
Drejtori shprehu besimin se keto ndryshime do ti japin një impuls të ri punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Punonjësit e Komisariateve të Policisë Dibër, Bulqizë dhe Mat, kanë vijuar takimet sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare, për zbatimin e programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substancave të tjera të rrezikshme”.
Qëllimi : Të bashkëbisedojmë, informojmë dhe ndërgjegjësojmë nxënësit mbi pasojat negative në shëndet , familje dhe shoqëri, që vijnë si pasojë e përdorimit të drogës, duhanit dhe alkoolit.
D.V.P. Dibër fton qytetarët të denoncojnë rastet e paligjshmërisë në nr falas 112 të Policisë së Shtetit, duke garantuar anonimatin si dhe një reagim të shpejtë dhe profesional të Policisë.