Matjanët zgjedhin mjekun Selman Duka “Personazhin e vitit 2020”

0
29

Ashtu si vitin e kaluar mattv.al
pjesë e grupit të Mat Televizion realizoi sondazhin elektronik. Në faqen zyrtare prej dhjetë ditësh të gjithë ndjekësit online patën mundësinë të votonin për personazhin e vitit të cilët ishin përzgjedhur nga fusha të ndryshme që nga drejtues të pushtetit vendor, politikan, mjek e infermier të cilët u përballën gjatë këtij viti me virusin sarscov2.
Sondazhi ishte transparent dhe nga e njëjta pajisje si celular, kompjuter apo tablet nuk mund të votohej dy herë.
Ndjekësit kanë vendosur që personazh të vitit në Mat të shpallin mjekun Penumolog Selman Duka.
Mjeku Duka si të gjithë kolegët e tij dhe mjekët e familjeve, ka qenë që nga fillimi i pandemisë në vijën e parë të luftës me Covid-19, për shkak edhe si specialist i kësaj fushe.
Qytetarët kanë vlerësuar angazhimin maksimal të mjekut Duka, e përmes tij dhe të mjekëve në përgjithësi, që kanë qenë në çdo kohë në shërbim të tyre në përballje me pandeminë Covid-19.
Me këtë rast edhe stafi i Mat Televizion shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë bluzat e bardha si dhe uron që viti 2021 qoftë sa më i shëndetshëm për të gjithë qytetarët matjanë kudo që ndodhen.