Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se Përparim Ademi ka vrarë me kallashnikov në banesë bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj.
Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, të cilat janë vrarë në sy të dy fëmijëve të mitur.
Gazetari Merin Maçi raporton se 59-vjeçari kreu krimin e rëndë, pasi njëra nga gratë kishte refuzuar vazhdimin e lidhjes me të. about:blank
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet, ndërkohë në vendin e ngjarjes është edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.