Shkolla anekse e Domit pa kushte higjenosanitare. Nxënësit: Skemi kushtet minimale

0
7

Në një kohë kur fokusi më i madh është tek higjena për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ka ende institucione arsimore që nuk i kanë kushtet e nevojshme higjenosanitare. E tillë është edhe shkolla anekse e fshatit Dom në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Këtij institucioni arsimor i mungon uji por dhe nyjet nsanitare janë jo funksionale. Kjo ka bërë që një prej prindërve që ka fëmijën aty, ta ndalojë.
Ndërkohë edhe vetë fëmijët tregojnë se nuk kanë kushtet e duhura në tualetin e shkollës së tyre.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Klos, Jetmir Dedolli, i kontaktuar nga ana jonë u shpreh se për mungesë të rrjeti ujësjellësi, furnizimi me ujë i kësaj shkolle ka qenë bërë nga vetë banorët. Megjithatë, sipas tij, bashkia po sheh mundësinë e një zgjidhjeje.