Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, Borizanë.

Një 26-vjeçar, i ulur në vendin e pasagjerit, ka ndërruar jetë pasi makina tip “Audi” humbi kontrollin duke u përplasur në bordurën anësore të rrugës. Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur nga Policia.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital si pasojë e plagëve të rënda. Ai ndodhet momentalisht nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 7.10.2020, rreth orës 6:30, në rrugën Fushë Krujë – Kurbin, në Borizanë, mjeti “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”