Po vijon prej ditësh procesi i vaksinimit në Mat e Klos. Drejtues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, thanë se deri tani janë vaksinuar 500 persona. Në këto të vaksinuar përfshihen mësues, të moshuar mbi 80 vjeç, personeli shëndetësor i kopshteve e çerdheve ku përfshihen kuzhinierët dhe sanitaret. Ndërkohë, infermieri vaksinator në Klos, Bashkim Doka tha se procesi po vijon normalisht dhe se nuk ka patur raportime për probleme nga ana e të vaksinuarve.
Burime pranë NjVKSH Mat thanë se sasia e parë e ardhur ka qenë 600 dozë vaksinë, ndërsa pritet që të vijë një tjetër sasi e konsiderueshme për të vijuar procesin pa ndërprerje.