Këto janë mjetet e Bashkisë së Matit nën varësi të Drejtorisë së Shërbimeve të cilat janë përdorur për nevoja të ndryshme të komunitetit si në rrugë apo kanale. Por Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj shprehet se aktualisht mjetet janë jashtëpërdorimit pasi kanë nevojë për shërbime. Malaj ka kërkuar që mjetet të cilat ndodheshin të shpërndara në terren të grumbullohen pranë ish ndërmarrjes së rrugëve ku dhe janë parë nga afër nga ana e tij. Kreu i Bashkisë Mat, Agron Malaj shprehet se mjetet janë dëmtuar dhe nuk janë mirëmbajtur edhe pse sipas tij janë harxhuar miliona lekë për mirëmbajtjen e tyre.
Nga ana tjetër Malaj u shpreh se pas servisimit të mjeteve, në shtator do të nisë ndërhyrja në të gjitha rrugët rurale:
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj tha gjithashtu se do të shihet mundësia që vitin e ardhshëm të sigurohen edhe mjete të tjera, për ta kthyer në një flotë të rëndësishme mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve rurale.