Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, ku ka patur një sërë të shtënash zjarri në mes të disa personave që ndodheshin në dy makina.

Si rezultat i shkëmbimit të zjarrit, dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur, teksa dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë.

Nga informacionet e deritanishme gjithçka ka ndodhur për shkak të përplasjes mes dy bandave. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. I plagosur besohet të ketë mbetur edhe prokurori Arjan Ndoji