20 vite më parë në afërsi të Elbasanit do të ekzekutohej nga policia shqiptare, Flamur Pisli, djali nga Patini i Klosit i cili po kthehej nga greqia bashkë me një autobus të marrë peng.
Tashmë historia e Flamurit është e njohur për të gjithë, por familja e tij vijon të kërkojë drejtësi. Babai i Flamurit, Nuredin Pisli thotë se ende nuk është vënë në vend drejtësia për vrasjen e djalit 20 vite më parë. Nuredini thotë se do t’i drejtohet edhe njëherë presidentit të Republikës, Ilir Meta, e nëse prap nuk gjendet drejtësia që kërkon për djalin, ai do t’i drejtohet Starzburgut.
Megjithëse në Flamur Pisli është shpallur qytetar Nderi i Klosit dhe rruga për Cerujë e Patin mban emrin e tij, në 20 vjetorin e vrasjes nuk u zhvillua asnjë aktivitet përkujtimor.