Policia italiane, gjatë një operacioni në zonën e Maranos, ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptar të moshave 23-vjeçare dhe një 28-vjeçar maroken, nën akuzën e trafikut të kokainës, marijuanës dhe hashashit.
Pas raporteve të banorëve të zonës, hetuesit filluan një veprimtari vëzhgimi që çoi në identifikimin dhe arrestimin e tre individëve që kishin një leje qëndrimi dhe nuk rezultonin të ishin banorë të zonës.
Gjatë hetimeve, policia arriti të zbulojë zonën ku përdoruesit takoheshin për të blerë dozat e lëndëve narkotike. Ata i përkisnin kombësive dhe moshave të ndryshme, mes tyre edhe të moshuar.
Një nga dy shqiptarët dhe shtetasi maroken u arrestuan në flagrancë në një autobus teksa ishin duke shkuar të shkëmbimin dozat dhe të dorëzonin paratë e mbledhura.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetë drogë dhe para, ndërsa aktualisht të tre personat ndodhen në burg dhe pritet të dalin para gjykatës.