Një 29 vjeçare nga Kukësi ka sjellë në jetë foshnjën e saj pas komplikacioneve të shumta që kishte nga covid-19.

29 vjeçarja pas infektimit me Covid-19 është mbajtur për dy javë në terapi intensive nën kujdesin e mjekëve.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në facebook ku ka falenderuar mjekët e maternitetit “Koço Gllozheni”.

E reja dhe foshnja e saj janë tani në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të kthehen në shtëpi.

Postimi i Manastirliut:

Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha.

Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë.

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. Krenare për mjekët dhe infermierët.