Ministria e Shëndetësisë ka p ublikuar numrin e rasteve të reja me koronavirus në vend. Janë 14 persona që kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit.
Per fat të mirë nuk është shënuar asnje rast i ri në Mat.
Janë 9 raste të reja në Krujë, 4 në Tiranë dhe 1 i infektuar në Shkodër. Janë 7 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Në total janë 726 persona të prekur nga koronavirusi në Shqipëri dhe aktive janë 288 raste.
Rastet e reja- Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.
Harta e rasteve të reja- Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.
Të testuarit- Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.
Të shëruarit- Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.
Të infektuar aktivë- Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Viktimat- Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Të shtruar në spital– Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Bashkia | Të prekur | Të shëruar |
Tiranë | 293 | 183 |
Shkodër | 104 | 55 |
Krujë | 92 | 7 |
Durrës | 42 | 36 |
Fier | 37 | 27 |
Kurbin | 31 | |
Korçë | 19 | 18 |
Elbasan | 18 | 15 |
Kukës | 18 | 10 |
Lezhë | 14 | 14 |
Has | 14 | 12 |
Kavajë | 9 | 8 |
Lushnje | 7 | 4 |
Vlorë | 5 | 4 |
Pukë | 5 | 4 |
Mirditë | 5 | 3 |
Rrogozhinë | 4 | 4 |
Tropojë | 4 | 4 |
Berat | 3 | 2 |
Mallakastër | 1 | |
Mat | 1 |