Një vajzë 12-vjeçare ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ditën e sotme në Ostren të Bulqizës.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Bulqiza.info, 12-vjeçarja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Peshkopisë.

Sipas denoncuesit, vajza ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në disa tela që furnizojnë lagjen Tola dhe që janë lënë mbi sipërfaqe.