11.2 MILION EURO TE TJERA PËR RRUGËN QAF BUALL – KRASTË

11.2 MILION EURO TE TJERA PËR RRUGËN QAF BUALL – KRASTË

Pas më shumë se dy vitesh nga nisja e punimeve për rehabilitimin e rrugës Qafa e Buallit – Martanesh, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur një procedurë të re prokurimi me vlerë mbi 11.2 milionë euro për të përfunduar investimin. Sipas njoftimit të publikuar nga ARRSH, objekti i tenderit është “Plotësim i punimeve rruga Qafa e Buallit – Martanesh”, me një fond limit prej 1,040,727,690 lekësh pa TVSH, ose rreth 11.17 milionë euro. Kontrata parashikon një afat zbatimi prej 24 muajsh, ndërsa ofertat do të hapen më 9 shtator 2026. Punimet e mbetura përfshijnë përfundimin e gërmimeve dhe stabilizimin e skarpatave në segmentet problematike, ndërtimin e mureve mbajtëse me gabione, sistemin e drenazhimit, si dhe realizimin e të gjitha shtresave rrugore, nga stabilizanti deri te shtresa përfundimtare e asfaltobetonit. Një pjesë e rëndësishme e investimit lidhet edhe me mbrojtjen e rrugës nga rënia e gurëve. Projekti parashikon vendosjen e rrjetave metalike me rezistencë të lartë të ankoruara në shkëmb, si dhe barriera dinamike në tetë zona të identifikuara me rrezik të lartë për rrëshqitje gurësh. Në paketë përfshihen gjithashtu barrierat metalike të sigurisë sipas standardeve europiane, sinjalistika horizontale dhe vertikale, sistemimi përfundimtar i trupit të rrugës dhe zonave anësore. Me tenderin e parë prej rreth 11 milionë eurosh dhe procedurën e re të shpallur për 11.17 milionë euro, kostoja totale e investimit për rehabilitimin e rrugës Qafa e Buallit–Martanesh arrin në rreth 22 milionë euro. Për një aks prej vetëm 16.5 kilometrash në kategorinë C3 të rrugëve interurbane dytësore, vlera mesatare e investimit shkon në rreth 1.34 milionë euro për kilometër, duke e bërë at