Zyrtarizohet kandidatura e PS për Bashkinë Mat.

Zyrtarizohet kandidatura e PS për Bashkinë Mat.
Kryetari aktual i këshillit bashkiak Altin Bojni do të garojë me 9 Nëntor të zgjidhet kreu i ri i Bashkisë së Matit. Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste në Mat, strukturat drejtuese analizuan rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe hodhën hapat e parë drejt organizimit për zgjedhjet e reja lokale të 9 nëntorit 2025. Takimi kishte dy qëllime kryesore: Analizën e detajuar të rezultateve të zgjedhjeve të fundit politike dhe ngritjen e strategjisë dhe strukturave për fitoren në zgjedhjet lokale të nëntorit. Kryetari i PS Mat, Hasan Pasha prezantoi një panoramë të qartë të arritjeve dhe sfidave të hasura gjatë fushatës së fundit. Edhe pse Partia Socialiste siguroi një rezultat të konsiderueshëm me 60% të votave kundrejt 36% të Partisë Demokratike, Pasha theksoi se ekzistonte potenciali për një fitore edhe më të thellë. Ai vlerësoi kontributin e organizatave dhe të deleguarve që punuan me përkushtim në terren. Deputeti Agron Malaj vlerësoi rolin e strukturave të konsoliduara të PS në Mat dhe ndikimin e investimeve qeveritare në forcimin e mbështetjes së fuqishme. “Thellimi i fitores është rezultat i punës së bërë dhe investimeve të jashtëzakonshme që qeveria Rama ka realizuar në këtë zonë,” u shpreh ai, duke shtuar se uniteti i strukturës vendore është çelësi për një rezultat edhe më të mirë në nëntor. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe drejtuesi politik për Qarkun Dibër, Blendi Klosi, deklaroi se fushata për zgjedhjet lokale ka nisur realisht që me përfshirjen e Agron Malajt në listën e hapur të deputetëve të qarkut. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimësisë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe angazhimin e plotë të partisë në këtë drejtim. “Fushata ka nisur në strukturat tona. Do të punojmë me të njëjtin përkushtim, me qëllim që të thellojmë edhe më tej rezultatin e 11 majit. PS në Mat është një strukturë e fortë, me bashkëpunim të ngushtë mes deputetëve, kryetarit të bashkisë dhe partisë. Ne duam që në këto zgjedhje të arrijmë një rezultat edhe më të mirë se në vitin 2023,” u shpreh Klosi. Në përmbyllje të fjalës së tij, Klosi shpalli zyrtarisht kandidatin e PS për Bashkinë Mat: Altin Bojni, aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiak dhe drejtor i NJVKSH Mat. Bojni, i diplomuar në ekonomi u prezantua si një figurë e re me vizion dhe lidhje të forta me Partinë Socialiste. (Burimi Tirana news)